Deshmite e suksesit te “M&Y Marketing” si Agjenci Marketingu

Raporti i Google Analytics, date 12 tetor 2023

Kur e nisem punen per ndertimin e kesaj website me ekipin tone, dhe me pas e hodhem online, nje nga gjerat e para qe testuam ishte funksionaliteti, dhe SEO.

Platformat qe ofrojne monitorimin, analizimin dhe gjenerimin e raporteve te pergjithshme per SEO-n e nje faqeje ne internet, sugjeronin se ne kishim kryer nje pune mbi mesataren duke na dhene 64 pike.

Nje pjese e mire e shkaqeve dhe aresyeve per kete vleresim per ne te dobet qe ne fillim, ishte fakti se faqja ishte e re, nuk kishte krijuar ende identitetin e vet, nuk kishte ende permbajtjen e nevojshme dhe as vizitat qe do ta benin ate nje faqe me interes per vizitoret apo motoret e kerkimit.

Nga viti 2009 e ne vazhdim, kur ne merremi rregullisht me aktivitetin online, jemi ndodhur shpesh ne situata te tilla, nisje nga zero. Ne fillimet e aktivitetit tone, ishim optimiste pasi nuk e dinim sa pune e mund duhej per te arritur rezultatet e synuara.

Pas kaq shume viteve eksperience, kur e di shume mire se cfare hapash duhet te ndjekesh dhe sa pune e kohe kerkon secili prej tyre, duhet shume inteligjence, motivim e kujdes per “t`ju ngjitur malit” qe te pret perpara. Dhe per kete, skuadra jone ka nje sekret: Ne testojme cdo dite punen tone dhe veterregullohemi cdo dite.

Si ndodh kjo?

Shume e thjeshte, nuk ka asnje magji, apo sekret. Konkretisht, duke qendruar tek shpjegimi qe nisem per websiten qe po shfletoni, e nisem permiresimin e SEO me vleresim 64 per qind. Pas gjenerimit te raporteve nga platformat e huaja ne kete drejtim, ne benim edhe testimet tona praktike qe na jepnin thuajse te njejtin rezultat.

Ndryshimi, sic na ka mesuar pervoja, nuk mund te vije brenda nje dite, nje jave, as brenda nje muaji. Kete e deklarojme shume hapur. Ama, motivimi duhet ruajtur dhe puna duhet te vazhdoje cdo dite. Dhe keshtu, ne dy javet e para arritem ne nje vleresim 72 per qind. Edhe nje kenaqesi te shikosh listen me probleme te nenvizuara me vije te kuqe per tu zgjidhur, qe reduktohet nga dita ne dite, dhe vleresimi i faqes tende, nga rrethi i kuq i rrezikut, qe kalon ne nngjyre portokalli dhe me pas ne jeshile. Ky proces te ben te vetedijshem per problematikat qe ekzistonin dhe te krijon mundesi te perfeksionosh zgjidhjet per secilen prej elementeve qe te penalizon ne motoret e kerkimit.

Me pune te perdishme, ne me pak se dy muaj, ne kemi arritur ne nje vleresim mesatarisht te mire, 82 per qind. Kemi marre driten jeshile dhe shikojme rezultatet qe rriten cdo dite. Testimi i platformave te huaja, perputhet edhe me rezultatet qe gjejme cdo dite nga verifikimet praktike qe kryejme ne lidhje me vizitat dhe pozicionin e faqes ne internet. Ajo po ngjitet si nje rakete, si per numrin e vizitave, ashtu edhe per renditjen ne motoret e kerkimit. Per disa jave kemi punuar me shpejtesine, sigurine dhe performancen, edhe keto elemente qe dhane ndikimin e tyre ne permiresimet e arritura.

Ky eshte nje motivim i madh per te ecur perpara dhe nje deshmi konkrete per standardin qe M&Y Marketing, si nje agjenci marketingu, ofron duke deshmuar me transparence aftesite e veta si dhe duke ndare praktikat me te mira jo vetem me klientet tane ne mardhenie bashkepunimi, por edhe me ata qe duan te mesojne e te perfitojne per te bere vete marketingun e biznesit te tyre duke qendruar gjithnje ne permiresim.

Agjencia M&Y Marketing, sic mund ta verifikoni, tashme eshte ne faqet e para te motoreve te kerkimit per profilin e vet nderkohe qe ka nje nderveprim me te pakten 1400 users/min duke konfirmuar profesionalizmin dhe besueshmerine tek audienca qe hyn ne faqen e agjencise tone jo vetem per tu informuar mbi paketat tona, por edhe per tu informuar per sherbime marketingu, per strategji reklamimi online, praktikat e mira te SEO dhe Keyword, etj.

Shembulli qe po sjellim, eshte vetem nje komunikim i hapur, i asaj qe ndodh brenda cdo sipermarrje te suksesshme, ku rezultatet vijne me kohen, pas nje pune te ngritur cdo dite me deshiren dhe synimin per tu permiresuar dhe per ti zgjidhur ceshtjet ne listen e pritjes.

Aq e vertete eshte kjo, aq e rendesishme eshte praktikimi i filozofise se permendur me lart sa e tregon me se miri edhe ky raport i Google Analytics qe evidenton se numri me i madh i vizitave ne faqen tone vjen pikerisht nga SEO.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top