Pse faqet e mia nuk po ecin?! “Magjistarët” e marketingut “gjejnë ilacin”

Autor: Trazhgim Sokolaj

A keni parë një individ, biznesmen, apo kompani që të dalë publikisht e të pranojë “dështimin”! Jo, kjo nuk ndodh asnjëherë, megjithatë, është një realitet aq i vërtetë saqë thuajse cdo ditë, takohemi me klientë, bashkëpunëtorë, kolegë e miq, që na thonë se “puna nuk po ecën me faqen e Facebook, Instagrami nuk ka aktivitet” edhe pse kemi postuar plot!. Megjithatë, rastet që na shfaqen para syve, ato që organikisht apo në mënyrë të sponsorizuar na tregohen në rrjetet sociale, internet, dhe madje edhe auditoreve apo diskutimeve profesionale, janë rastet e suksesshme.

Përkufizimi i suksesit, është dicka e komplikuar në varësi të qëllimit e këndvështrimit, megjithatë kjo nuk është tema e këtij artikulli ndaj le të fokusohemi tek objekti ynë.

Pse aktiviteti juaj po dështon në rrjetet sociale dhe në internet?!

Arësyet janë disa dhe do ti analizojmë me radhë, por më kryesorja, është “zinxhiri i aktivitetit” që ndodh në “botën virtuale sociale”. Vetëm duke e analizuar kështu thjeshtë, besoj se do të jetë e lehtë për tu kuptuar dhe zbatuar:

Faqet me shumë aktivitet, ato që kanë shikime të mëdha, ndërveprime të mëdha, shpërndarje më të madhe, janë ato të cilat marrin më shumë anëtarë dhe mbase edhe pajtimtarë të rinj. Ky është një rreth vicioz që “ushqen veten”, pasi teksa shikimet e ndërveprimet rriten (komente, pelqime, shpërndarje), premisat për më shumë shikime vijojnë të avancojnë trendin rritës dhe kjo sjell më pas reaksionin zinxhir me më shumë anëtarë të rinj duke zgjeruar audiencën.

Po cilat janë ato faqe që kanë aktivitetin e madh, që është në fakt, aseti më i cmuar në këtë lëmi? Janë pikërisht ato faqe që bëjnë postime të pelqyeshme, në përmbajtje, në tematikë, në design dhe në stil. Dhe si mund të arrihet kjo? Vetëm duke pasur ide! Pra idetë, mendimi krijues, dëshira për risi, është motori i vërtetë që e mban makinën ndezur në rrjetet sociale dhe marketingun online e madje, më gjerë se kaq.

Biznesi juaj, aktiviteti juaj profesional, qofshi kompani apo individ, duhet të ketë një ide, një ngjyrë mbizoteruese. Ju mbase shisni rroba, këpucë apo telefona si shumë konkurentët tuaj në lagjen, qytetin apo shtetin ku jetoni. Por idetë tuaja, janë ato që ju bëjnë ju autentikë, dhe ato ju vecojnë nëse ju keni një model biznesi, një identikit te krijuar sipas idesë tuaj jo vetëm me markat dhe shërbimet që ofroni, por edhe me cmimet, komunikimin e shërbimin ndaj klientit, e kështu me radhë. Ky model biznesi, duke ju bërë ju autentikë në mënyrën si funksiononi, duhet të përcohet edhe në mazhin tuaj, në faqet tuaja në Facebook, Instagram, Twitter, apo Tik Tok. Duke pasur ide të qarta, goditëse, domethënëse, ju krijoni postime që marrin miratim, pëlqyeshmëri dhe nxisin ndërveprim. E gjitha kjo ju shpërblen me më shumë vizualitet në social media dhe në botën online duke rezultuar me një markë të fortë dhe të suksesshme dhe me më shumë gjasa për shitje dhe klientë besnikë.

Sa thamë më lart nuk mjafton. Dhe sigurisht, këtu nuk është rasti të japim një recetë për pacientë të pa identifikuar, pasi do të ishte jo rezultative dhe e pamundur. Ju me siguri keni parë në Instagram apo Facebook, “presigjatorë” apo “magjistarë” që ju thonë se kanë bërë mrekulli, janë gati ta bëjnë sërish nëse marrin në dorë faqet tuaja për ti menaxhuar. Flasin sikur të dinë ndonjë kod sekret, ndonjë magji, por në fakt, e gjitha është një truk marketingu që ata e përdorin. Dhe sigurisht, pre e tyre, bien zakonisht ata persona apo biznese që janë në pikiatë dhe kërkojnë shpresë, pasi individët që kanë njohuri dhe konsolidim në treg “nuk gënjehen” nga marifete të tilla.

Megjithatë ajo që duhet thënë është se në këtë cështje nuk ka asnjë magji. Nëse ju keni një lidhje besnike me klientët tuaj, keni një apo disa ide të mira biznesi, keni motivim dhe origjinalitet në mënyrën si postoni, në përmbajtjen që krijoni, etj, atëherë ajo cka ju nevojitet është analizimi i faqes tuaj. Dhe kjo nuk bëhet me magji, por thjesht duke parë rregullisht “Insights” e Facebook dhe Instagram apo Google Analytics dhe të dhëna të tjera për faqen e Internetit. Vetëm pasi i ke analizuar mirë të dhënat e plota të këytre platformave, ti mund të kuptosh më mirë, ku ndodhen vizitorët dhe klientët e tu që janë të lidhur me ty përmes internetit apo medias sociale. Duke analizuar “Insights” e Facebook dhe Instagram apo Google Analytics për faqen e internetit, ju kuptoni cilat janë postimet që kanë ecur më mirë, qofshin ato foto, video, apo linqe por edhe kohën kur vizitorët tuaj janë më të shumtë. Duke kuptuar “zakonet” e audiencës tuaj, ju do të kuptoni se kur është koha për të postuar si dhe cfarë duhet postuar, me qëllim arritjen e dukshmërisë maksimale.

Këtu është rasti për të thënë sërish se nuk ka receta që vlejnë për të gjithë, dhe se ilaci i secilit rast, përcaktohet pas analizës së personalizuar të secilës llogari. Zgjidhja qëndron gjithmonë tek analiza, tek praktikat e mira e të testuara si të sukseshme dhe jo tek magjitë pasi ato nuk ekzistojnë.

Veprimet që po rekomandoj, do t`ju sjellin me siguri më shumë dukshmëri, më shumë shpërndarje e ndërveprim e më pas rrethi vicioz do të bëjë të vetën. Ajo që është e rëndësishme është se duhet të jeni konsistent me pastime, ju duhet ta mbani të gjallë cdo ditë mardhënien me audiencën dhe klientët tuaj, pasi algoritmet e Facebook dhe Instagram favorizojnë më shumë dukshmërinë e postimeve prej atyre llogarive që kanë konsistencë në postime. Në fund, por jo nga rëndësia, secila faqe, secila llogari, ka “recetat e veta” bazuar në fushën ku vepron, qytetin ku ndodhet, përmbajtjen që poston, artikujt që shet, etj. “Recetat” e dhëna për një faqe, nuk funksionojnë për një tjetër, pa analizën e të dhënave.

Deri në këtë moment, kemi folur për atë që personalisht e konsideroj marketing me kosto zero, pra për dukshmëri të optimizuar për të qenë organike, pa pagesë. Por përmbajtja autentike e cilësore, do të jetë një aleat për ju, edhe nëse vendosni të sponsorizoni postimet apo produktet tuaja në fushata marketingu. Për ta ilustruar këtë është me vend të them se ecuria e një postimi të sponsorizuar nuk është e njëjtë në cdo rast, pasi postimet që kanë pasur dukshmëri organike të lartë, do të kenë akoma më shumë sukses pasi ti sponsorizoni. Madje, këshilla më e mirë kur është fjala për të hedhur para, do të ishte se sponsorizimet duhen bërë kryesisht në ato postime që kanë pasur fillimisht sukses organik pasi tendi i tyre i audiencës ka potencial më të madh. Pra nëse keni vendosur sic duhet disa gurë në themelet e kështjellës tuaj, jo vetëm që nuk do të keni nevojë tu riktheheni por ata do të jenë një themel i fortë për suksesin tuaj në vazhdim. Cilësia, origjinaliteti dhe jo “magjia”, garantojnë sukses.

Ndërsa po shkruaja këtë artikull, unë e pyeta AI duke kërkuar një mendim për temën. Nga tetë pika që më dha si përgjigje, unë miratoj 4 prej tyre:

  1. Marketingu i përmbajtjes: Krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjes të vlefshme, si postimet në blog, përshkrimet e produkteve dhe videot. Përmbajtja e vlefshme angazhon audiencën dhe ndihmon në rritjen e trafikut 1.
  2. Personalizimi i përmbajtjes: Përshtatja e përmbajtjes sipas interesave dhe preferencave të audiencës (shkruani për interesat e klientëve dhe të audiencës tuaj).
  3. Analiza dhe analiza e të dhënave: Përdorimi i analizave për të monitoruar performancën dhe për të marrë vendime të informuara Insights dhe Google Analytics.
  4. Përmbajtja e gjeneruar nga përdoruesit: Inkurajimi i përdoruesve të krijojnë përmbajtje për faqen tuaj, si komente, përgjigje ose postime 1. (Përshembull një klient i juaji që ka blerë produktin tuaj bën një video ku dëshmon cilësinë e produktit dhe cmimin e leverdisshëm apo shërbimin tuaj të besueshëm)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top