Mirëmbajtja e rrjeteve sociale dhe e llogarive Ads, si të shpëtoni nga penalizimet

Trazhgim Sokolaj

Ky eshte njoftimi qe urojme dhe do te donim te mos e merrnim kurre! Reklamimi online dhe ne mediat sociale ka avantazhe dhe perfitime te shumta, por edhe “kjo bote e madhe” ka rregllat e veta dhe shume te ashpra madje. Penalizimi vjen kur kryeni postime jo etike, nese nuk respektoni te drejten e autorit ne fotot, videot, muziken qe perdorni, nese hidhni fotografi, video apo foto sendesh dhe fenomenesh te ndaluara. Njoftimi ne fjale vjen ne llogarine nga e cila menaxhoni faqen tuaj personale apo te biznesit dhe pasojat jane: ulje e shikueshmerise (reach) per 6 muaj apo nje vit, ulje e ndereprimeve (postimet tuaja nuk shfaqen tek anetaret e faqes duke bere qe te mos merrni komente, pelqime dhe ndarje). Nese njoftimi vjen me ngjyren portokalli, eshte parandalues dhe ka keto efekte, por nese vjen me ngjyre te kuqe, atehere situata eshte me te vertete keq. Kjo do te thote se shkelja qe keni kryer eshte e rende dhe llogaria juaj shkon ne statusin “at risk”. Kjo do te thote se nje komision do te vendose me shume gjasa mbylljen e llogarise per shkak te shkeljeve te ndodhura.

Ja disa shembuj te permbajtjeve qe nuk duhet te postoni dhe te ndani:

Dhunë, lakuriqësi, armë, ilace, droga, përmbajtje seksuale, skena të rënda si tërmetet, aksidentet e rënda, shenja gjaku, trupa të pa jetë, fajde, huadhënie me interes, foto video, muzikë pa të drejtën e autorit, kopjim pa cituar burimin.

Facebook pershembull ka qene shume i qarte me rregullat e veta te komunitetit te cilat i ka shpallur ketu, dhe cdokush qe punon me mediat sociale duhet ti studioje dhe ti kuptoje duke i perdorur si udherrefyes.

Permbajtje te tilla nuk vlejne vetem per postimet e thjeshta, por edhe per reklamimin, nese keni perfshire dicka nga lista qe permendem me lart ne reklamat tuaja, ato nuk do te miratohen, nuk do të dalin në transmetim dhe për më tepër, llogaria juaj e reklamave do vlerësohet si jo cilësore dhe mund të rrezikojë pezullimin duke ju nxjerrë jashtë loje.

Besoj se keni degjuar lot raste kur x biznes, apo y person, ka humbur nje faqe ne rrjetet sociale me mijera anetare dhe me aktivitet disa vjecar vetem per shkak te nje apo disa postimeve. Keto jane rastet me ekstreme, por besoni se edhe ndeshkimi me ulje te aktivitetit duke ju lene llogarine aktive, eshte po njesoj. Ju postoni dhe askush nuk i sheh postimet tuaja. Jeni nje “i humbur ne shkretetire”.

Akoma me e rende behet kjo ne kohen kur ju keni krijuar nje lidhje me klientet tuaj permes faqes qe keni humbur pasi ajo ishte kthyer ne nje “zakon” komunikimi te cilin tani e keni humbur duke shkeputur keshtu lidhjen e shenjte qe kishit me klientet tuaj.

Shume biznese i kane kushtuar njohurite e tyre, por edhe financime te vazhdueshme rritjes se faqeve te tyre ku kane kryer gjithnje, periodikisht apo ndonjehere fushata te paguara me para me qellim reklamimin e produkteve dhe rritjen e numrit te anetareve.

Ne rastet e penalizimeve, gjithe ky asset, gjithe ky investim rrezikon te shkoje dem.

Eshte shume e rendesishme te kuptoni, se gabime mund te ndodhin kur nuk e di, madje edhe pa dashje pasi mund te mos jeni koshiente se po kryeni nje shkelje ne momentin qe kryeni nje postim. Edhe ne rastet e njoftimeve te tilla ka nje rrugezgjidhje, duke qene se llogara juaj vendoset ne monitorim, zgjidhja eshte te mos kryeni kurre me postime me shkelje. Nese mekanizmat e social media shikojne reflektim tek ju, do t`ju japin edhe nje shans gjithmone. “M&Y Marketing” eshte ketu dhe gati per t`ju ndihmuar qe mos ta merrni kurre nje njoftim te tille, por edhe per ta zgjidhur situaten ne menyren me te mire te mundshme per ju, nese e keni marre tashme ate njoftim.

Ne nuk kemi ne dore asnje magji, por jemi ndeshur me raste te tilla gabimesh ne punen tone dhe te klienteve tane vite me pare kur mendonim se bota online dhe social media nuk kishte fare “penalizime” dhe rregulla te tilla. Pasojat qe permendem me lart, kane qene per nje nje mesim dhe nje motivim shume i mire per te mesuar me shume cdo dite, se cfare duhet dhe cfare nuk duhet bere me qellim shmangien e penalizimeve. Ne kemi mësuar shumë nga mënyra si apelohen raste të tilla dhe si duhet të ndërtohet komunikimi me suportin e Facebook dhe Instagram për zgjidhjen e situatës. Por mos harroni, sekreti numër një është: mos abuzoni, mos kopjoni, mos shkelni të drejtat e të tjerëve, postoni dhe shpërndani përmbajtje cilësore, dhe mbi të gjitha, jinni falenderues rrjeteve sociale për mundësinë e hapësirën që ju kanë dhënë duke mos marrë asgjë të mirëqenë por duke i shërbyer cdo ditë audiencës që keni.  #mymarketing #marketingagency

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top