Reklamimi i duhur dhe reklamimi i gabuar

Sot eshte dite e shtune, nje dite pushimi e cila na lejon qe te shikojme me qetesi dhe me pak me shume kohe ne dispozicion, “gjerat e mbtura pending” gjate javes. Dhe disa nga keto gjera, kane te bejne me e-mailet e mberritura dhe te pa lexuara, “pastrimin” e tyre per te evidentuar nese mes tyre, ka ndonje mesazh nga klientet dhe bashkepunetoret qe ka mbetur pa u lexuar. Gjate ketij kontrolli diten e sotme, gjeta ne adresen personale por edhe ne ate te MYMarketing.al dhjetera e-maile kompanish te medha ne tregun shqiptar, te ardhura ne spam. Qendra tregtare, dyqane online, kompani tregtimi artikujsh te ndryshem si ato pr shtepi apo per ndertim, vazhdojne ende te jene te pa suksesshme, dhe te gabojne, me fushatat e reklamimit me e-mail. Pse ndodh kjo?

Eshte e paqarte perse vazhdon ende te ndodhe, por me aq sa dime, mund te thuhet se stafet e tyre nuk kane trajnimin apo vemendjen e duhur. Se pari, sepse reputacioni i e-maileve me te cilat punojne nuk eshte ndertuar sic duhet dhe shume filtra te kompanive te e-maileve, mesazhet e tyre i klasifikojne si spam, pikerisht nga gabimet ne konfigurimin e sherbimit. Me tej, permbajtja e tyre eshte e ndertuar ne menyre te tille qe penalizon krejt e-mailin. Pershembull, ne menyre te panevojshme hartuesit e e-mailit kane vendosur linqe te fshehta ne tesktin qe kane derguar, kane perseritur te njejtat fjale disa here dhe kane krijuar nje produkt jo profesional. Pse e them kete? Sepse ne morine e e-maileve qe fshiva, ishte edhe nje e-mail i tipit: Gresa ju dergon mesazh nga X qender tregtare, ejani shikoni suprizat! Edhe kete e-mail si shume te tjere, une e fshira pasi kishte ardhur ne SPAM, dhe per aresye se subjekti i tij ishte abuzues: une nuk njoh asnje Gresa, dhe nuk pres te njoh nje te tille ne nje qender tregtare!.

Aresyeja e ketij postimi, eshte nje ide te cilen e kam perpunuar prej disa javesh, mbi reklamimin e keq, do thosha te panevojshem. Dhe momenti i pare i krijimit te kesaj ideje, ishte teksa po kaloja nje dite ne rruge, duke u kthyer nga puna, para nje farmacie te re qe ishte hapur e zone. Ne dy anet e portes hyrese dhe ne pjesen e siperme te saj, ishin vendosur tullumbace me ngjyre te bardhe me ngjyre te gjelber si ajo bluza e infiermiereve qe shikojme neper spitale. Nuk e di pse mu duk kontradiktor ai grumbull lullumbacesh ne hyrje te farmacise se re, por di te them, se te njejtin dekor festiv, qe nuk eshte gje tjeter vecse element marketingu, e kam pare edhe kur u hap diskoja, restoranti, marketi apo x biznes ne lagjen time te banimit dhe ne zonen ku punoj. Ne rastin e farmacise, nje dekor i tille festiv ishte i papershtatshem, sepse nderkohe qe tullumbacet nga larg ngjallin nje lloj kurioziteti te tipit “cfare qenka hapur ketu?!”, pa qene semure, duke rene pre e kuriozitetit perfundon ne dyert e nje farmacie, ku automatikisht mendja te shkon tek ilacet, semundjet, spitali, dhe menjehere stepesh dhe ndihesh i mashtruar.

Ne rastin konkret, subjekti qe ka hapur farmacine ka te drejten e botes qe te beje marketing, por gjetja e menyres se duhur do te ishte celesi i kesaj pune. Kam evidentuar edhe raste suksesi, kur subjekte te tilla ofrojne ndonje tablet vitanimash falas ne diten e hapjes, madje, masin tensionin, bejne analiza te thjeshta gjaku apo lekure, dhe sherbime te tjera bazike, qe si qellim kane per ti lajmeruar njerezit per hapjen e farmacise, me qellimin per ti kthyer ata ne kliente besnike. Sigurisht qe keto raste perbejne investimin e duhur ne menyren e marketimit, por rasti i tullumbaceve, qe ndeshet shpesh ne Shqiperi fatkeqesisht, apo e-mailet qe perfundojne ne SPAM, jane menyra me e gabuar per ti shpenzuar kohen dhe parate!

Hapja e nje farmacie ne nje zone te caktuar, mund te kthehet ne ngjarje, permes ftesave per banoret e komunitetit te zones, per ti pasur te pranishem ata ne momentin e hapjes, per tu ofruar produkte falas ose me zbritje, per te krijuar nje kontakt e nje mardhenie me ta dhe per tu memorizuar ne mendjen e tyre si nje “adrese” ku ata do shkojne kur te kene nevoje per medikamente apo produkte farmaceutike. Marketingu ne kete rast perfshin edhe promovimin ne rrjetet sociale, vendosjen e adreses dhe orareve te punes ne faqen zyrtare ne web dhe social media, dhe shume informacione te tjera qe japin informacion e besueshmeri tek klientet. Ne kete rast, evidentimi i “elementeve unike” eshte i nevojshem dhe kete mund ta realizojme permes rekomandimit qe farmacia qe po hapet, krahas sherbimeve te zakonshme, te ofroje per klientet edhe keshillim apo rekomandime mbi produktet qe ofron, oferta shperblyese e preferenciale per klientet besnike, etj.

M&Y Marketing ofron paketat e nevojshme per cdo biznes, bazuar ne llojin e aktivitetit qe ushtron, duke i pershtatur ato me sherbimet apo produktet qe klienti yne ofron. Po ashtu, ne ofrojme edhte marketing me e-mail ne menyre profesionale ku informojme dhe edukojme konsumatoret por nuk u hedhim atyre nje grep ne te cilin duhet te bien, duke vendosur provokime ne subjekt apo linqe te fshehura ne tekstin e mesazheve. E-maili si kanal marketingu eshte nje komunikim i njeanshem, ti i shkruan klienteve, marresve e mesazhit, dhe nuk ke mundesi te shikosh as mimiken, as reagimin as pershtypjen qe u ke lene. E vetmja e dhene ne kete rast ne disa prej platformave qe perdoren eshte statistika e hapjes se e-mailit, pra sa persona e kane pare. Duke qene komunikim i njeanshem, marketingu me e-mail kerkon te jemi te thjeshte, te perulur, te qarte dhe te besueshem dhe mbi te gjitha, respektues ndaj klientit dhe vemendjes se tij. Perndryshe ai na hedh ne kosh!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top