Koha me e mire per reklamim ne Instagram?

Instagrami eshte kthyer ne nje mjet te fuqishem prezence, jo vetem per individet por edhe bizneset gjate viteve te fundit. Ekspozimi i forte i videove dhe fotove, reels, story dhe shume opsione te tjera qe Instagrami ofron e kane kthyer ate ne trendin e viteve te fundit, edhe si pergjigje strategjike e kompanise meme Facebook ndaj Tik Tok. Prezenca ne Instagram dhe reklamimi aty, eshte kerkese e kohes per kedo qe deshiron te rritet por eshte e gabuar te mendohet se veprimi i pare qe duhet te bejme, eshte fillimi i reklamimit.

Aq e vertete eshte kjo, saqe nese nuk i permbushim disa kritere me pare, reklamimi ne Instagram mund te rezultoje nje shpenzim i kote i kohes, parave dhe angazhimit pasi nuk do te kete rezultat dhe as kthim te investimit. Konkretisht, momenti ideal per te nisur reklamimin ne Instagram eshte kur te jeni gati, dhe kjo nenkupton disa hapa konkrete te cilet do ti shpjegojme.

Se pari, duhet te keni nje profil aktiv ne Instagram, qe do te thote, nje llogari me postime konsistente, njehere ne dite, njehere ne dy dite, 3 here ne jave, por duhet te kete postime te vazhdueshme. Kjo per aresye se ne momentin e nisjes se reklamimit, algoritmi i Instagram ju jep me shume vleresim dhe pike atyre profileve qe kane postuar rregullisht ne raport me ato qe kane postuar ne menyre te crregullt. Pra keshilla e pare eshte postoni rregullisht ne faqen tuaj ne Instagram dhe nese nuk keni postuar, filloni ta beni kete se paku dy apo tre muaj para se te filloni fushatat e reklamimit.

Se dyti, kjo qe do te shpjegojme tani ka lidhje me ate cka thame me lart. Marrim te mireqene faktin se ju keni ndare nje buxhet per reklamim ne Instargam, keni pergatitur edhe disa foto te bukura per Story, disa video per reels, etj. Kjo nuk mjafton. Nese ju nuk keni postime ne llogarine tuaj ne Instagram, atehere cfare do t`ju tregoni atyre qe do te vijne aty fale fushates se reklamimit tuaj? Zhgenjim, mungese permbajtje? Pra ajo cka po themi eshte se nese reklamoni ne kete situate, ju nuk do beni asgje me shume sesa te tregoni varferine e faqes tuaj dhe ti zhgenjeni vizitoret. Ndaj keshilla jone eshte qe te kryeni nje numer postimesh ne llogarine tuaj para se ta nisni reklamimin.

Pyetja me vend ne kete rast eshte sa postime duhen? Pergjigja eshte e thjeshte, nuk ka nje numer fiks. disa mendojne se duhen se paku 12 postime, ne mendojme se edhe ky numer nuk eshte i sakte, pasi kjo varet nga disa faktore. Per te qene te sigurt qe nuk do ti hidhni parate kot, ne ju rekomandojme se te kryeni aq postime sa eshte e nevojshme per ti prezantuar te gjitha sherbimet, te gjithe artikujt dhe gjithe fizionomine e biznesit tuaj dhe asaj cka ju ofroni. Ne kete menyre, vizitoret qe do te vijne tek ju permes reklamimit, se pari nuk do te gjejne nje faqe bosh dhe se dyti, duke gjetur informacion te plote, profesional dhe te besueshem ata mund te kthehen ne klientet tuaj.

Kur flasim per reklamimin ne Instagram, nenkuptojme vetem trafikun e paguar, por kjo nuk eshte e gjitha. Ashti si rrjetet e tjera sociale, edhe Instagrami ndahet ne disa menyra reklamimi, dhe pervec atij me pagese ka edhe hapesira te tjera sic eshte trafiku organik apo ai “ne pronesi”. Trafiku organik eshte ai qe vjen organikisht ne faqen tuaj pa pagese, si pasoje e je referimi, si pasoje e cilesise se larte te postimeve, si pasoje e tags, apo nje sere faktoresh te tjere, si pershkrimi i duhur me text i fotove dhe videove, etj. Trafiku “ne pronesi” eshte ai qe ju e keni ne rrjetin tuaj, pra jane ata user-s qe ju kane bere follow qe me hapjen e faqes apo me pas, dhe qe qendrojne si anetare te faqes tuaj sepse jane kliente besnike apo sepse duan te jene te informuar mbi te rejat dhe sherbimet qe ju ofroni.

Duke shpjeguar sa thame me lart, eshte momenti tani per te sqaruar se trafiku “ne pronesi” nuk ju sjell kliente te rinj por mund ti angazhoje me shume ata ekzistues, ai organik eshte shume i rendesishem sepse e ben prezente pa pagese marken tuaj, sherbimin apo artikujt tuaj te shitjes, duke nxitur reagime dhe nderveprime. Nderkohe reklamimi me pagese eshte ai te cilin ju mund ta drejtoni permes targetimit te moshes, treguesve gjeografike, etj, duke vendosur edhe nje “thirrje per veprim”, qe percakton se cfare duhet te bejne vizitoret e rinj qe vijne nga fushata e reklamimit: vizite ne faqe, follow, like, apo cdo veprim tjeter. /M&Ymarketing

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top