Menaxhimi i marketingut, pikat me rëndësi

Në ditët e sotme, menaxhimi i marketingut është një sfidë e madhe për kompanitë, pasi ndryshimet teknologjike dhe sjellja e konsumatorëve kanë ndikuar thellësisht në mënyrën se si bizneset duhet ti ndërtojnë strategjitë e tyre.

Megjithate, disa nga pikat kryesore që kanë rëndësi janë:

  1. Analiza SWOT
    1. Analiza e faktorëve Forca, Dobësi, Mundësi dhe Kërcënime, është një mjet për të vlerësuar pozicionin e kompanisë në treg.
    1. Identifikimi i pikave të forta dhe dobësive të brendshme, si dhe mundësitë dhe kërcënimet që vijnë nga jashtë, mund tu shkojnë në ndihmë kompanive dhe stafeve të tyre që të hartojnë strategji të përshtatshme për të përmbushur qëllimet e tyre.
  2. Segmentimi i Tregut dhe Persona e Konsumatorit:
    1. Kompanitë duhet të njohin mirë audiencën e tyre të synuar, dhe kjo realizohet jo vetëm me analiza mbi produktet dhe shërbimet që ofrojmë. Sondazhet tradicionale në zonën e veprimit apo në krejt tregun janë një tjetër mundësi për segmentimin e tregut dhe identifikimin e konsumatorëve potencialë. Edhe studimi i sjelljes së audiencës, krijimi i linjave të komunikimit direkt me klientin përmes chat apo numrave të dedikuar, shërben për të mbledhur më shumë informacion.
    1. Segmentimi i tregut dhe krijimi i profileve të personave të cilat janë konsumatorët tuaj, ndihmon në përcaktimin e mesazheve dhe strategjive të marketingut që i përshtaten më mirë këtyre grupimeve.
    1. Shembull: Nëse po shisni një makinë, mesazhet duhet të përcohen me fokus burrat pasi në një familje, vendimarrjen kryesore për blerjen e një automjeti e ka bashkëshorti. Nëse shisni produkte kuzhine, mobilimi apo artikuj të tjerë shtëpiakë, vendimarrjen kryesore e ka gruaja ndaj mesazhet duhet të jenë të dedikuara drejt saj.
  3. Strategjitë e Rrjeteve Sociale dhe Kontenti i Markës:
    1. Rrjetet sociale janë një mjet i fuqishëm për të ndërtuar ndjeshmëri për markën dhe për të komunikuar me audiencën. Një kompani pa rrjete sociale është vështirë e identifikueshme dhe e besueshme. Rrjetet sociale “të vdekura” pa përditësim, pa informacionet mbi produktin apo shërbimin që ofron kompania, pa historinë e kompanisë, janë të cunguara.   Krijimi i kontentit të cilësisë së lartë dhe strategjitë e rrjeteve sociale ndihmojnë në rritjen e ndjeshmërisë dhe përfshirjes së konsumatorëve.
    1. Shembuj: Ju mund të krijonia artikuj të shkurtër ku të përshkruani cilësitë e mira të produktit apo shërbimit që ofroni, për cfarë hyn në punë, cfarë leverdie ka në raport me konkurencën, e të tjera aspekte si këto. Postime të tilla, mund ti shpërndani në faqen zyrtare të kompanisë apo rrjetet sociale due u lidhur me shumë me konsumatorin. Nëse tregtoni produkte mishi, një ide mund të ishte të shkoni atje ku merrni lëndën e parë dhe të tregoni se ajo merret në zona malore të pastra, pa ndotje ku origjinaliteti dhe pastërtia e produktit është e garantuar.
  4. SEO (Optimizimi për Motorët e Kërkimit):
    1. Kompanitë duhet të kenë një strategji të mirë të SEO për të siguruar që faqet e tyre të internetit të jenë të dukshme në motorët e kërkimit. Këtu hyn në lojë krijimi i një përmbajtje unike për kompaninë por edhe analizimi i konkurencës.Shembull: Platforma si : UberSuggest, Google Keyëord Planner, AnswerThePublic, KeywordTool.io, SEMrush, ju ndihmojnë të identifikoni fjalë kyce që i përshtaten kompanisë tuaj të cilat kanë predispozicion më të lartë në SEO nëse i përdorni në postimet dhe kontentin tuaj.
    1. Përdorimi i fjalëve kyçe të përshtatshme dhe krijimi i përmbajtjes cilësore ndihmon në rritjen e trafikut dhe pozicionimit në kërkime, kur klientët vendosin emrin e produkteve tuaja. Kini paarsysh se synimi për të rritur shitjet duhet të jetë që të konkuroni me emrat e produkteve apo shërbimeve që shisni dhe jo me emrin e kompanisë e cila rritet në mënyrë indirekte me rritjen e shitjeve duke mos pasur nevojë për fokusim direkt në këtë aspekt.
  5. Analiza e Performancës dhe Përmirësimi i Kampanjave:
    1. Kompanitë duhet të monitorojnë performancën e fushatave të marketingut dhe të analizojnë të dhënat për të mësuar nga sukseset dhe dështimet. Nëse fushatat aktuale në mediat tradicionale, ato online apo në rrjetet sociale nuk po funksionojnë, asgjë nuk duhet hedhur në kosh. Ndryshimie fikas vjen vetëm pasi të analizoni plotësisht dhe në detaje pse ka dështuar fushata, ku ka qenë gabimi dhe ta korigjoni atë. Në kohët e sotme, fushatat e suksesshme të marketingut janë ato që shtrihen në shumë kanale njëherësh duke mos u fokusuar vetëm në një lloj të medias, apo vetëm në një lloj të rrjeteve sociale, por në të gjitha platformat.  
    1. Përmirësimi i fushatave bazuar në analizën e performancës ndihmon në rritjen e efikasitetit të marketingut.

Përgatiteni veten që një ditë të flisni në publik për kompaninë tuaj. Nëse jeni një kompani ndërtimi, prania në media kur është fjala për të diskutuar temaikat e këtij sektori, mund të jetë një “reklamim falas” për kompaninë tuaj. Ndaj kontaktet me median dhe njohja në detaje e tregut mediatik, janë një plus i madh në menaxhimin e marketingut.

Një tjetër pikë e rëndësishme, e cila kërkohet edhe nga tregu i punës në Shqipëri dhe jo vetëm është që të jeni gjithnjë gati për ta kaluar kufirin e marketingut dhe për të qenë gjithnjë bashkëpunues e ndërveprues me sektorët e shitjeve. Shkëmbimi i përvojës dhe informacionit me kolegët e këtij sektori mund t`ju ndihmojë secilën palë për të pasur më shumë rezultat secili në fushën e vet.

Autor: Trazhgim Sokolaj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *