Krijimi i App, cfarë duhet të dini

Krijimi i aplikacioneve është kthyer në nevojë të domosdoshme pasi kompani të mëdha e të vogla, po i përdorin ato si një mënyrë komunikimi dhe ndërveprimi me klientët në kushtet kur “krahu i punës” po bëhet gjithnjë e më i vështirë për tu gjetur.

Përdorimi i një aplikacioni për kompaninë apo edhe aktivitetun tuaj nëse jeni individ, është një hap i rëndësishëm për të zgjeruar praninë në internet dhe për të ofruar një eksperiencë më të mirë për klientët.

Por si një hap që kërkon investim në kohë dhe para, ka një listë gjërash që duhen marrë parasysh kur krijojmë një aplikacion:

  1. Qëllimi dhe Audiencat:
    • Përse po krijojmë këtë aplikacion? Cilat janë qëllimet tona? Përshembull në Shqipëri, disa prej bankave më të mëdha u sugjerojnë klientëve të tyre që të përdorin aplikacionin për veprime para se të paraqiten në zyrat e shërbimit fizik.
    • Kjo duket se synon qartë shmangien e radhëve të gjata që shpesh krijohen në arkë apo tek shërbimi i klientit. Dicka tjetër që duhet marrë parasysh është edhe cila është audienca që duam të arrijmë me aplikacionin.
  2. Funksionet dhe Përdorshmëria:
    • Cilat funksione do të ketë aplikacioni? Për cilat nevoja do të shërbejë, a sjell dicka të re? App-i të jetë i thjeshtë për përdoruesit dhe të ofrojë vlerë të dukshme.
  3. Dizajni dhe Branding-u:
    • Dizajni grafik duhet të përputhet me identitetin e markës për të cilën po krijohet. Shpesh, ndodh që kompanitë apo individët që prodhojnë aplikacione, përdorin të njëjtën pamje, të njëjtin model për kompani me fusha veprimi krejt të ndryshme.
    • Kjo është dicka që nuk duhet të ndodhë, pasi aplikacioni i krijuar për një kompani udhëtimesh nuk mund të përdoret kurrsesi për një dyqan online.
    • Nderkohë, duhet që aplikacioni të jetë i përshtatshëm për pajisjet mobile, telefonat e ndryshëm pasi një nga qëllimet e krijimit të aplikacioneve është thjeshtësia e aksesit dhe e marrjes së informacionit nga klientit për produktet apo shërbimet që ofrojmë.
  4. Siguria dhe Privatësia:
    • Mbrojtja e të dhënave të përdoruesve është thelbësore kur krijojmë cdo aplikacion apo platformë online. Ndaj kur krijoni në aplikacion, sigurohuni të zbatoni politika të qarta për privatësinë dhe të ndiqni rregulloret e sigurisë.
  5. Testimi dhe Përmirësimi:
    • Testoni aplikacionin përpara se ta lanconi. Identifikoni çdo problem dhe përmirësoni atë sipas nevojës duke i përqendruar edhe njëherë tek siguria, përvoja e përdorimit, ndërveprimi dhe lehtësia e aksesimit.
  6. Marketingu dhe Promovimi:
    • Përdorni strategji të marketingut për të promovuar aplikacionin. Këtë mund ta bëni duke e vendosur aplikacionin në dyqanet tuaja fizike apo në faqen e internetit.
    • Po kështu aplikacionin mund ta reklamoni edhe në faqet tuaja zyrtare në Facebook dhe Instagram.
    • Ju gjithashtu mund të njoftoni klientët dhe përdoruesit e tjerë për aplikacionin. Nëse ofroni shitje përmes aplikacionit, mund të ofroni ulje apo abonime me përfitime të vogla për klientët që lidhen me ju përmes app-it.
  7. Mbështetja dhe Përditësimet:
    • Ndosh shpesh që kompani të mëdha e të njohura, kanë krijuar një aplikacion që ka dalë nga pvrdorimi ose vshtë harruar pasi nuk ka pasur mirëmbajtjen e duhur.
    • Kur krijoni një app sigurohuni që të ofroni mbështetje për përdoruesit dhe të përditësoni aplikacionin për të adresuar çdo problem ose për të shtuar funksione të reja.
    • Sugjerohet që krijimin e aplikacionit t`ia besoni profesionistëve të cerfitikuar me një CV të qartë profesionale dhe me jetëgjatësi të konsoloduar në treg. Vetëm kështu do të keni ku trokisni nesër për cdo anomali që mund të ketë aplikacioni juaj.

Kujdesuni që pasi keni krijuar aplikacionin të caktoni një ose disa punonjës pvr tu kujdesur për “furnizimin e tij”.

Nëse në app-in tuaj keni ende në shitje një produkt që ka mbaruar në magazinën tuaj, ky do të jetë një zhgënjim për klientët që d tu anulohet porosia.

Ndaj rekomandohet që përmbajtja e app-it të jetë gjithnjë e përditësuar dhe me një seksion chati apo mesazhet për kujdesin ndaj klientit.

Një tjetër rekomandim, është lidhja e qartë e aplikacionit me markën tuaj. Lidheni atë me webin tuaj, me të gjitha rrjetet tuaja sciale, vendosni e-mailin dhe numrat e telefonit tuaj si dhe adresën për të shmangur cdo keqkuptim apo keqpërdorim që mund të ndodhë për shkak të imitimeve apo paqartësisë që mund të krijohet nga aplikacione të ngjashme me ju në treg.

Aplikacioni ju ndihmon të dërgoni njoftime tek abonentët tuaj dhe madje, edhe të krijoni një sistem porosie në pritje, ku klientët porosisin artikuj që ju nuk i keni aktualisht, por që mund t`jua ofroni me kërkesë të tyre.

Kjo do t`ju ndihmojë të zgjeroni gamën e aktivitetit, të kryeni blerje të planifikura dhe të keni projeksione më të qarta në lidhje me të ardhurat e muajit apo vitit që vjen.

App është një mjet i mirë analize për të parë edhe cfarë shikojnë më shumë klientët tuaj, cfarë kërkojnë më tepër, kush janë fushat e tyre të interesit por edhe për t`ju propozuar një artikull apo blerje të dytë atyre që kanë ardhur aty për një blerje të vetme.

PERFITIMET

Produktivitet dhe Efikasitet:
Aplikacioni mund të riorganizojë ciklin e shitjeve, duke e bërë punën më produktive dhe efikase.

Menaxhimi i inventarit në kohë reale:

Përfaqësuesit e shitjeve mund të kenë qasje në të dhënat e inventarit në kohë reale, duke shmangur zhgënjimin e klientëve me artikujt e pa stok.

Përpunimi i thjeshtuar i porosive:

Klientët mund të kryejnë porositë brenda aplikacionit, duke reduktuar gabimet dhe duke kursyer kohë.
Optimizimi i kohës:

Teknologjia GPS mund të ndihmojë përfaqësuesit tuaj të planifikojnë rrugët më efikase dhe me pak trafik për të vizituar më shumë klientë apo për ti dorëzuar porositë.
Marketingu i produkeve:
Shfaqni produktet tuaja me imazhe cilësore, përshkrime të detajuara dhe demonstrime video duke treguar funksionalitetin.
Përdorni historikun e blerjeve të klientëve për të sugjeruar produkte brenda fushes se interesit të tyre, kur ata rikthehen.
Një softuer CRM mund të integrohet në aplikacion për të bërë oferta të personalizuara që i përshtaten dëshirave të klientëve.

Trazhgim Sokolaj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *