SEO, si të shfaqesh në motorët e kërkimit

Trazhgim Sokolaj

Dukshmëria në internet dhe shfaqja në motorët e kërkimit është pjesë e suksesit në kohën kur pikërisht aty, po krijohet impulsi i parë i blerjeve të përditshme. Kërkimi online “search” është hapi i parë sot, edhe për investime më të mëdha si blerja e apartamentit, një trualli toke apo makinës.

Të biesh në sy në tregun online dhe të ofrosh produktin që kërkohet, është një mjet i fortë biznesi dhe ekzistence “search engine optimization, SEO”. E kundërta, është njësoj si të mos kesh ngritur qepenin e dyqanit fizik në një zonë ku lëvizin shumica e banorëve të qytetit.

Koha e kërkon që prezanca të jetë e dallueshme, unike dhe të ofrojë mundësi krahasimi me konkurentët, duke identifikuar avantazhet tuaja.

Kështu klientët mund të identifikojnë përparësitë e produkteve apo shërbimeve që shisni duke marrë vendimin final për blerjen.

“MOS i HYR NJË BIZNESI NËSE NUK KE NJË AVANTAZH, NË CILËSI, NË CMIM APO NË MËNYRËN SI U SHËRBEN KLIENTËVE!

NËSE NUK E KE NË NJË AVANTAZH, ASNJË MARKETING NUK DO TË NDIHMOJË PËRGJITHMONË, NDAJ KRIJOJE AVANTAZHIN DHE MË PAS, TREGOJE PËRMES MARKETINGUT!

PRODUKTI i NJËJTË NË DY APO MË SHUMË DYQANE TË NDRYSHME, SHITET TEK NJËRI, SEPSE KA PASUR DUKSHMËRI MË TË MADHE. SHET AI QË KA OFRUAR NJË CMIM MË TË MIRË OSE QË ËSHTË KTHYER NË BRAND TË BESUESHËM FALË SHËRBIMIT TË MIRË PËR KLIENTIN.

KONSUMATORI, BLEN NJË PAJISJE TEK NJË DYQAN, NDONËSE OFROHET NGA DHJETËRA TË TJERË, SEPSE KA GARANCI PËR ORIGJINALITETIN E SAJ.

BLERËSI MERR MBËSHTETJE PËR MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KA SIGURI, SE NË RAST PROBLEMESH, GARANCIA i MBULON RIPARIMIN OSE ZËVEDËSIMIN E PAJISJES.

PRA NUK ËSHTË VETËM PRDUKTI QË SHISNI, KA EDHE DICKA MË TEPËR, ËSHTË VLERA E SHTUAR MBI SHËRBIMET E PRODUKTET QË JU DALLON NGA TË TJERËT.

VLERA E SHTUAR, ËSHTË AJO QË E SHTYN NJË KLIENTIN TUAJ TË KANQUR, T`JU REKOMANDOJË TEK RRETHI i TIJ SHOQËROR, KOLEGËT E PUNËS APO RRETHI FAMILJAR, DHE KY ËSHTË MARKETING ME ZERO KOSTO PËR JU!

SEO, mësime dhe pësime!

Pas shumë analizave teorike, dhe leximit të “leksioneve” që fatmirësisht i gjen me shumicë, një eksperiencë efikase është analizimi në praktikë.

Kjo kërkon të bësh nga e para ose rikryesh hapat e nevojshëm pasi ke konstatuar pse njëri postim është shfaqur në rezultatet e kërkimit duke marrë audiencë dhe pse tjetri nuk shfaqet askund.

Leksionet teorike, evidentojnë shumë cështje (disa janë të vërteta në fakt) sa i përket rezultateve të kërkimit. Ndikues është popullariteti i faqes apo domainit ku postojmë, konfigurimet teknike dhe serveri.

Një faqe e shpejtë, e organizuar mirë, preferohet nga motorët e kërkimit pasi nuk merr kohë dhe nuk ka pengesa për indeksim.

Një testim shumë i vlefshëm realizohet me Google PageSpeed Insights për të kuptuar ku keni arritur dhe ku duhet të shkoni si dhe për të identifikuar ato “gabime” që po e bëjnë faqen tuaj “më të ngadaltë”.

Faqe të tilla shpesh pësojnë gabime nga mbingarkesa që shkaktojnë në memorjen e serverit, dhe shfaqja tek konsumatori me gabime të tilla teknike, humbet besueshmërinë tuaj.

Motorët e kërkimit “përtojnë ti indeksojnë” faqet e ngadalta, me strukturën jo të duhur dhe këtu ka një rëndësi parësore “sitemap” ose harta e faqes që është “syzja” me të cilën motorët e kërkimit shohin faqen tuaj.

Përvoja e përdorimit

Përvoja e navigimit të faqes nga ana e klientëve është një tjetër element i rëndësishëm. Faqja duhet të jetë e konfiguruar mire, me hierarki të qartë në të gjitha platformat, kompiutera të ndryshëm, tablete apo celularë.

Faqja duhet ta përcjellë mesazhin njësoj në të gjitha këto platforma, duke komunikuar në mënyrë të qartë, të thjeshtë dhe me një navigim të lehtë për përdoruesin.

Kujdes të vecantë duhet të tregoni për gabime në shfaqjen e fotove dhe videove, shpesh ato nuk lexohen në url-në e duhur, por ndodh që pajisje të ndryshme i lexojnë në mënyrë të gabuar përmasat e tyre.

Kjo sjell shformimin e faqes dhe daljen e krejt pamjes që keni zgjedhur nga standardi i saj.

Këto aspekte jo pa rëndësi, u përkasin programuesve IT, me të cilët dhet të konsultoheni vazhdimisht dhe të ndërveproni nëse kërkoni rezultate të mira në SEO.

Të krijosh sukses dhe të sjellësh dicka të re, sot nuk do të thotë që secili të mbyllemi në ekranin e kompiuterit që kemi përpara dhe të “shohim punën tonë duke bërë vetëm sa na është ngarkuar”.

Në fakt, suksesi vjen duke i ndërthurur e ballafaquar idetë dhe duke bashkuar forcën e shkruesve të një përmbajtje të mirë me konfigurimet e duhura të IT-ve që e bëjnë një produkt të fortë për tu hedhur në treg.

Kjo do të jetë një eksperiencë të mësuari për ju!

Kthehemi tani tek përmbajtja që është dicka që u përket shkruesve të teksteve, punimeve apo artikujve të ndryshëm.

Një artikull i shfaqur mirë në rezultatet e kërkimit, është një shembull nga i cili kemi shumë për të mësuar.

Në anën tjetër me interes, është situata me artikujt që nuk shfaqen në rezultatet e kërkimit, Google apo Bing.

Kjo ndodh, edhe nëse merr titullin e plotë dhe e vendos në hapësirën e kërkimit. i njëjti rezultat, edhe nëse kopjon një pjesë të textit dhe e vendos në fushën e kërkimit.

Ky është një një sinjal që tregon se përmbajtja dhe puna e kryer kanë gjëra që nuk shkojnë.

Si ta shkruajmë artikullin e përshtatshëm për SEO

Nis që kur shkruajmë artikullin, qoftë ai informues, PR, reklamë, apo deklaratë shtypi. Mënyra e shkrimit, struktura dhe gjithcka tjetër ndryshon me kohën.

Nëse ky artikull do të botohej 10 apo 20 vjet më parë në një revistë apo gazetë të kohës, me shumë mundësi tituli do të ishte “Rëndësia e rezultateve në motorët e kërkimit”.

Por bota online është sot arena kryesore ku transmetohen publikimet informuese dhe profesionale.

Ndaj, nevojitet që strukturimi dhe fjalët të zgjidhen në atë mënyrë që ta bëjnë të aksesueshëm artikullin pikërisht në këtë “habitat”.

Kjo do të thotë se gjatë shkrimit të artikullit, duhet të krijojmë një listë fjalësh dhe tog-fjalësh me termat që mund të përdoren për të kërkuar lidhur me temën.

Duhet ti përdorim ato natyrshëm në tekstin që po shkruajmë.

Mjete si Google Keyword Planner ose SEMrush vijnë në ndihmë për të gjetur terma me volum të lartë kërkimi dhe konkurrencë të ulët.

Përmbajtja që po postoni duhet të ketë informacion të plotë dhe të qartë mbi temën si dhe të sjellë vlerë të shtuar.

Një studim nga Backlinko tregoi se artikujt që janë rreth 1,900 fjalë kanë tendencë të renditen më lart në Google1. Por kjo nuk do të thotë që çdo artikull duhet të jetë aq i gjatë, pasi e rëndësishme është të ofrohet informacion i vlefshëm dhe i plotë pa kaluar në përsëritje.

Nëse ka burime referimi apo citime, ato duhet të evidentohen dhe lidhja me link me këto burime rekomandohet.

Në të shkruarit e një artikulli të përshtatshëm për SEO, rëndësi parësore ka titulli i qartë, goditës, informues që përmban fjalët kyce të temës pa qenë asnjëherë më i gjatë se 6-8 fjalë.  

Formatimi i artikullit për SEO

Pasi kemi përfunduar tekstin dhe kemi zgjedhur titullin, faza e radhës është vendosja e artikullit në panelin e faqes së internetit, në rrjetet sociale apo kudo që duam ta postojmë.

Për postim në faqen e internetit, të gjitha fotot, apo videot që shoqërojnë artikullin duhet të jenë të ruajtur me emrat përkatës që lidhen me temën e artikullit.

Psh, fotot që përdorim për të shoqëruar postimin, duhet të jenë të emërtuara “teknikat-SEO”, në vend që të jenë emërtuar “image004”, apo “imgpuh876yfp0”, sic ndodh zakonisht kur teksa ruajmë në pajisje imazhet nuk vendosim emrat manualisht por e lëmë pajisjen të zgjedhë një emër automatik.

Kjo ka rëndësi pasi seksioni i imazheve në motorët e kërkimit indekson fotot me emrat e tyre të ruajtur si file.  

Pasi të kemi ruajtur të gjitha fotot me emrat përkatës, që secila të ketë një emër shpjegues në përputhje edhe me atë cfarë paraqet, bëjmë hedhjen e tekstit në panel.

Vijojmë me vendosjen e fotove dhe diciturave duke shpjeguar shkurt domethënien e secilës dhe autorin që i ka realizuar. i njëjti parim vlen edhe për videot.

Nëse videon e postoni duke e hedhur në databazën e faqes tuaj, atëherë ajo duhet të ketë emërtimin përkatës p.sh: “teknikat e SEO” në vend të “video001”.

Nëse videoja është ndarë në rrjetet tuaja sociale më herët, atëherë ajo atje duhet të jetë vendosur më një titull që ka lidhje me temën (mund të jetë titulli që keni zgjedhur për postimin ose dicka më speficike”.

Videoja e hedhur në Youtube, Facebook, X apo platformat tjera duhet të jetë postuar me fjalet kyce të nevojshme që kanë lidhje me temën, me përshkrimin e duhur “description” dhe hashtaget e nevojshme.

Videot dhe fotot, jane gjithnjë një mënyrë e mirë jo vetëm për ta pasuruar artikullin tuaj, por edhe për të sjellë lexues.

Një video e prodhuar mirë dhe e hedhur sic duhet në Youtube mund t`ju referojë lexues për artikullin dhe e anasjella, artikulli referon shikues tek videoja.

Shpesh jam ndeshur me raste kur publikuesit kursehen në tituj, fjalë kyce dhe përshkrime teksa hedhin video me idenë se pamjet janë të qarta dhe lexuesit do ta shikojnë gjithcka vetë.

Lëreni përtacinë, nëse nuk vendosni fjalët dhe termat e duhura në fotot dhe videot që postoni, ato nuk do të shfaqen në rezultatet e kërkimit në të ardhmen, kjo është e sigurt.

Ndaj dhe optimizoni fotot dhe videot me “ALT text” (teksti alternativ është tekst përshkrues që përcjell kuptimin dhe kontekstin).

Linqet e tyre respektive duhet të jenë prezente si lidhje në publikimet që kryeni.  

Pasi kemi vendosur titullin, tekstin, imazhin dhe videon, para se të japim komandën “publish” ka edhe dicka tjetër të rëndësishme që duhet të bëjmë.

Vendosja e fjalëve kyce

Faqet e internetit në cfarëdo platforme qofshin si CMS, kanë opsionet e tyre për vendosjen e fjalëve kyce.

Ato janë zakonisht termat e listës që keni krijuar që në fillim të artikullit, për fjalët që mund të kërkojnë lexuesit rreth temës që ju por shkruani.

Sekreti i fjalëve kyce është se nuk duhet të vendosni fjalë që nuk gjenden ne artikull.

Ndaj kur hartoni listën e termave që kanë një probabilitet për tu vendosur në motorët e kërkimit, duhet të kujdeseni që termat në fjalë ti akomodoni në trajtën e duhur në përmbajtjen e artikullit që po përgatisni.

Pas publikimit

Përgatitja e artikujve të përshtatshëm për SEO që kemi shpjeguar deri tani nuk përfundojnë me publikimin e artikullit. Hapi i radhës është marketimi i artikullit.

Nëse keni platformë për dërgimin me njoftim tek lexuesit tuaj, shpërndajeni artikullin. Nëse nuk keni një platformë të tillë, jeni tashmë vonë për ta krijuar por më mirë vonë, se kurë!

Linkun e postimit mund ta ndani edhe në rrjetet tuaja sociale, në profilin personal apo edhe të biznesit në Facebook dhe rrjetet tjera sociale.

 Nëse keni abonentë apo grupe pune në VVhatsapp apo Viber mund ta shpërndani linkun e postimit si një rekomandim miqësor për kolegët apo klientët tuaj.

Sa më shumë lexues në artikull, nga cfarëdo burimi, do ta bëjnë atë më të kuotuar dhe më popullor në motorët e kërkimit.

Shfrytëzoni rrjetin tuaj të bashkëpunëtorëve për ta referuar artikullin në faqe të tjera interneti apo në profile të tjera në rrjetet sociale pasi “backlinks” është një nga “armët” kryesore në SEO.

Sa më shumë faqe dhe përdorues ta referojnë artikullin tuaj, aq më lart do të renditet ai në motorët e kërkimit.

Një tjetër teknikë e rëndësishme për të pasur sukses në motorët e kërkimit është monitorimi, analizimi, korigjimi dhe plotësimi.

Me siguri pas 6 muajve, për temën që keni shkruar do të ketë të reja të cilat është mirë të vendosen në artikull duke e bërë atë më aktual, më të plotë dhe më të besueshëm.

Kjo do ti rikujtojë sërish motorët e kërkimit për ta indeksuar artikullin me përmbajtjen e re, përfshirë edhe fotot e fjalët e shtuara të cilat rrisin potencialin e shfaqjes së tij në SEO.

Ndërsa kryeni këtë plotësim shfrytëzoni rastin për korigjime apo ndryshime të tjera të nevojshme ndërkohë që monitoroni dhe analizoni ecurinë e tij në platformat që mbikqyrin faqen e internetit.

Google Analytics, Matomo, Hotjar: Facebook Pixel dhe Yandex.Metrica janë disa nga platformat që do t`ju ndihmojnë për të kuptuar audiencën e artikullit tuaj, demografinë, fjalët kyce që kanë ndihmuar më shumë, etj.

Cdo herë kur kam analizuar shkaqet pse artikuj apo publikime të ndryshme kanë pasur performancë të keqe në SEO, kam zbuluar se një ose disa nga pikat e përmendura më lart nuk janë zbatuar.

Aq e vërtetë është kjo, saqë një “artikulli i keq” që nuk dukej fare në motorët e kërkimit, shfaqej për bukuri pak orë pasi ishte korigjuar sipas rekomandimeve dhe teknikave të SEO të përmendura në këtë publikim.  

Rregulla që nuk duhen thyer asnjëherë:

Shkruani për gjera të ligjshme, respektoni të drejtat universale, bota online monitorohet!

Mos bëni kurrë plagjiaturë, mos kopjoni, mos përdorni pa të drejtë punën e të tjerëve. Bota online është një hapësirë ku gjithcka kuptohet, komentohet, vlerësohet por edhe fundoset lehtësisht.

Nëse dicka që ka bërë dikush tjetër para jush ju vlen në artikullin tuaj, thuajeni, citojeni dhe jepini meritën që i takon. Këtë do të bëjnë edhe të tjerët me Ju! Kjo do t`ju “rrisë pikët” pasi tregon se keni studiuar për temën para ose gjatë krijimit të artikullit.

Motorët e kërkimit dhe ata që lexojnë artikujt kanë sot mjete të pafundme, më shumë se kurrë më pare, për të analizuar dhe gjithcka të kopjuar që keni përfshirë në publikimin tuaj.

Përdorimi i AI dhe programeve të ndryshme

Vitet e fundit, inteligjenca artificiale po përdoret edhe në shkrimin e përmbajtjes si në shumë fusha të tjera. Konsultojeni produktin tuaj edhe me platformat e SEI AI, por shikoni me kujdes cdo rekomandim që merrni dhe peshojeni mirë cdo ndryshim.

Pranoni të ndryshoni produktin vetëm nëse bindeni se sjell përmirësim dhe se ndryshimi që do të bëni është i rekomandueshëm edhe nga teknikat e tjera të mira të SEO.

Krahas AI që është dicka e re dhe për mendimin tim në testim e sipër, vetë kompanitë e hostimit apo prodhuesit e CMS po ofrojnë krahas shërbimeve bazike për serverin apo dizajnin e faqes edhe shtojca që ju ndihmojnë për SEO-n.

Google Search Console, ju lejon të monitoroni performancën e faqes suaj në motorin e kërkimit Google. Mund të shihni statistika, por edhe të sinjalizoheni për çështjet teknike që pengojnë performancën e mirë dhe të monitorni zgjidhjen e tyre.

Google Analytics, është një tjetër mjet i Google që ju ndihmon të kuptoni më mirë vizitorët e faqes suaj, duke ju treguar nga vijnë, çfarë bëjnë në faqe, sa kohë qëndrojnë dhe cfarë ndërvpeprimesh kryejnë.

SEMrush, është një platformë e gjerë për analizën e SEO që ju lejon të monitoroni konkurrencën, të gjeni fjalë kyçe, të analizoni backlinks, etj.

Ahrefs është një mjet i fuqishëm për analizën e backlinks. Ju mund të shihni cilat faqe lidhen me ju, si dhe të gjeni fjalë kyçe të reja.

Moz ofron mjete për SEO, përfshirë analizën e fjalëve kyçe, monitorimin e pozicionit në motorët e kërkimit, dhe analizën e backlinks.

Krahas listës së përmendur më lart, edhe vetë CMS, si WordPress, Joomla, Drupal apo të tjera, ofrojnë shtojca free ose me pagesë që ju ndihmojnë brenda faqes me cështjet e SEO.

Përshembull në WordPress disa nga rekomandimet janë:

  • W3 Total Cache, ofron caching për të përmirësuar shpejtësinë e faqes.
    • Yoast SEO, ndihmon në optimizimin e fjalëve kyçe, meta titujve, përmbajtjes, dhe shumë të tjera.
    • Google XML Sitemaps, krijon një sitemap për faqen tuaj, duke e bërë më të lehtë për motorët e kërkimit të indeksojnë përmbajtjen.
  • Për Joomla:
    • SH404SEF ndihmon në krijimin e URL-ve miqësore për motorët e kërkimit.
    • Xmap krijon sitemaps për faqen, duke e bërë më të lehtë për motorët e kërkimit të indeksojnë përmbajtjen.
    • JCH Optimize, ndihmon në optimizimin e performancës së faqes, duke reduktuar ngarkesën e serverit dhe kohën e ngarkimit.

Shtojca si këto, analizojnë postimet tuaja para publikimit duke ju rekomanduar të shkurtoni titujt apo fjalët, të organizoni tekstin, të fokusoni fjalët kyce të rëndësishme, etj, dhe të gjitha këto e optimizojnë akoma më shumë produktin tuaj.

Përmbledhje e pikave kryesore

  1. Kërkimi i Fjalëve Kyçe
  2. Optimizimi i Përmbajtjes
  3. Struktura e Faqes Optimizimi i Shpejtësisë, Mobile Optimization
  4. Backlinking
  5. Optimizimi i Meta Tag-eve
  6. Përdorimi i fotove dhe videove
  7. Analiza dhe Monitorimi
  8. Përmirësimi i Eksperiencës së Përdoruesit

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *