Skip to content

Marketingu qe kthehet ne antireklame!

Ne perpjekje per te bere gjera te medha, shpeshhere harrojme gjerat e vogla qe kane rendesi.

Duke analizuar fushatat aktive te reklamimit te disa bizneseve kryesore ne Tirane, per shkak te angazhimit me bashkepunimet aktuale, vume re nje element interesant: Reklamen qe kthehet ne antireklame.

Po, keshtu ndodh vertet edhe pse duket absurd, dhe po j`ua shpjegojme pse.

Kompania per te cilen po flasim, eshte nga me te medhate e proflit te saj ne Tirane, active me disa projekte njeheresh ne disa zona te kryeqytetit.

Se fundi, ka 7 reklama aktive ne rrjetet sociale por njera prej tyre, eshte pikerisht ajo qe ne po e sjellim si rast per te shpjeguar kthimin e saj ne antireklame.

Nje nga fushatat e tyre per nje prej produkteve qe ofrojne, ka marre 157 pelqime ne Facebook dhe 28 komente.

Shumica e komenteve pyesin per detaje te produktit, si cmimi apo informacione te tjera, me nje fjali te vetme ndersa komenti me i gjate eshte ai qe kritikon kompanine “pse nuk ktheni pergjigje dhe te sqaroni njerezit, a i sheh njeri komentet dhe mesazhet ketu”? Komenti eshte publik ne fushaten e reklamimit aktive, e cila ka marre 157 pelqime dhe 28 komente te dukshme, me siguri edhe mijera shikime.

Nje pjese e mire e kesaj audience, krahas reklames, ka pare edhe reagimin e klientit tek komenti ne fjale duke krijuar keshtu pershtypjen se kompania ose nuk ka staf qe monitoron mesazhet e komentet, ose e ka stafin por ai nuk i pergjigjet interesit dhe pyetjeve te komentuesve, qe mund te jene kliente potenciale te kompanise neser.

Cfare ndodh ne kete situate, kur nje fushate aktive per te cilen kemi paguar, ben efektin e kundert:

1. Demtohet besimi e audiences

Njerezit i lexojne komentet para se te nderveprojne me reklamen.

Kur shohin komente negative te pa replikuar pa reagim dhe sqarim:

krijohet ideja se biznesi eshte jo serioz,

duket sikur kompania nuk ka staf,

mendojne se produktet/sherbimet mund te mos ekzistojne ose jane mashtrim.

Kjo situate, krijon perceptimi i pergjithshem: “Nese nuk pergjigjen tani, as pas blerjes nuk do pergjigjen.”

Duhet te kemi parasysh se klienti eshte i pritur te mendoje negativisht dhe duhet te jete pikerisht komunikimi, transparenca, gatishmeria dhe sinqeriteti qe ta kaloje mendimin e tij ne anen pozitive.

2. Ulen ndjeshem konvertimet

Njerezit hezitojne te dergojne mesazh, te klikojne ose te blejne diçka kur komentet e papergjigjura krijojne dyshime.

Per rrjedhoje do te keni:

CTR me te ulet, me pak lead-e dhe me pak shitje

Sikur te mos mjaftojne te gjitha keto, Facebook e penalizon ne menyre indirekte.

Facebook nuk te ndeshkon direkt per komentet, por algoritmi i tij mat:

Nivelin e nderveprimit

Cilesine e feedback-ut

Komente negative + mosreagim → ul cilesine e reklames, dhe algoritmi e shperndan me pak.

Do te keni kosto me e larte per klikim (CPC) + me pak rezultat ne llogarine tuaj te reklamave.

Efekti “social proof negativ”

Ne Facebook komentet e dukshme jane prove shoqerore.

Nese te tjeret ankohen → perdoruesi i ri mendon se ka nje problem real.

Nje koment negativ i paadresuar vlen sa 10 te tjere pozitive.  

Fatmiresisht cdo situate e ka nje zgjidhje, dhe shpesh, zgjidhja e problemit, qendron pikerisht tek rrethanat ne te cilat ai eshte krijuar.

Hapat qe duhen ndermarre:

1. Ktheju pergjigje te gjitheve, edhe nese ka kaluar kohe. Edhe nje pergjigje “me vonese” e ul efektin negativ.

Cfare permban pergjigjja:

falje e shkurter

informacion i qarte

ftese per inbox

2. Hiqni komentet “toksike”, por jo ankesat reale.

Kujdes: mos i fshi te gjitha, se duket keq.

Fshihen vetem ato qe jane mashtruese, fyese, ose jashte teme.

3. Vendos komente te tua te fixuara (pinned).

Nje koment i gjate informues ne krye:

ul negativitetin

i jep informacion te gjitheve menjehere

e ben reklamen me profesionale

4. Aktivizo auto-reply ne Messenger & Comments.

Facebook lejon:

autoresponder kur dikush komenton

autoresponder kur dikush dergon inbox

Nje menaxhim i shpejte i komenteve i neutralizon pothuajse te gjitha pasojat.

Sic e thame me lart, stafi juaj mund te jete i angazhuar ne krijimin e strategjive te medha, ne produkte shumeplaneshe apo detyra shume me te komplikuara se kaq, te kombinuara me punen ne terren, palet e treta dhe operacione te tjera, por nese harron gjene me te thjeshte, reagimin ndaj klienteve, informimin e tyre dhe komunikimin me ta, pasojat jane reale dhe afatgjata duke minuar edhe rezultatet e punes ne drejtimet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *