Skip to content

(Anti) marketingu me influencer në Shqipëri

Marketingu me influencues (influencer marketing) është bërë një ndër mjetet më të përdorura në komunikimin digjital dhe këtu Shqipëria nuk bën përjashtim.
Kjo formë e marketingut ka njohur rritje të shpejtë edhe në Shqipëri, veçanërisht pas vitit 2020, kur shumë biznese u zhvendosën drejt rrjeteve sociale.
Megjithatë, pjesa më e madhe e bashkëpunimeve me influencues në tregun shqiptar vazhdon të jetë pa strategji të qartë, duke e kufizuar ndikimin real në shitje dhe në perceptimin e markës. Kompani që pretendojnë të jenë lider në sektorin e tyre dhe me histori të gjatë në treg, reklamimin me influencer nuk ia nënshtrojne kritereve bazë të parashikuara. Shpesh, qasja e tyre, ndikohet nga faktorë që nuk kanë të bëjnë me parimet e marketingut. 
Qëllimi i këtij raporti është të analizojë mënyrën aktuale të përdorimit të influencuesve në Shqipëri. Të krahasojë këtë qasje me tregjet e ngjashme rajonale dhe të ofrojë rekomandime për një përdorim efektiv, të qëndrueshëm dhe të matshëm të influencuesve.
Tregu shqiptar i marketingut me influencues
Kompanitë shqiptare po investojnë gjithnjë e më shumë në përmbajtje të sponsorizuar përmes influencuesve në Instagram dhe Facebook. Më parë kjo ka ndodhur edhe në Tik Tok dhe po rinis të ndodhë pas aksesimit të lirshëm të këtij rrjeti social pavarësisht ndalimit qeveritar.
Fushatat zhvillohen kryesisht me personazhe të njohura publike këngëtarë, aktorë, prezantues, figura televizive të dala kryesisht nga spektaklet e humorit, Big Brother VIP apo Ferma VIP.
Në pjesën më të madhe të rasteve mungon një analizë paraprake e audiencës dhe e përshtatshmërisë së influencuesit me produktin.
Përshembull: Këngëtarët reklamojnë makarona, aktori sugjeron cfarë makine të blejmë dhe ku, moderatori apo kantautori reklamon bananet, apo vajza e shovvbizit që reklamon pllakat dhe hidrosanitaret!
Zgjedhje sipas famës, jo ndikimit real.
Shumë kompani në Shqipëri, duket se po fokusohen te emra të njohur, duke u mjaftuar me kaq, pavarësisht nëse audienca e tyre lidhet me produktin.
Reklamat duken të detyruara, duke krijuar mungesë besimi te publiku. Në rastin më të mirë, ato kanë efekt anoncues dhe mbeten këtu. Konkretisht, duke qenë se audienca e personazhit nuk përputhet me produktin, efekti i reklamës është vetëm tek njoftimi i asaj audience për ekzistencën e një marke makaronash, por kaq, nxitja reale për blerje mbetet dicka e largët.
Ajo cka vihet re është se ka një mungesë matjeje të rezultateve, pasi rrallë përdoren kode unike, linke UTM apo analiza të ROI-së.
Fushatat janë afatshkurtra, bashkëpunimet zakonisht janë 1-postim apo disa postime, pa ndërtuar një lidhje afatgjatë me markën. Në shumë raste, si pasojë e problemeve që po përmendim dhe që do të listojmë edhe në vazhdim, bashkëpunimet ndërpriten sepse nuk ka rezultat. Për fat të keq, ndodh më pas edhe ai fenomen që një personazh që deri pak javë më parë ka reklamuar një produkt, pak kohë më pas i shfaqet publikut duke reklamuar për kompaninë konkurente të asaj me të cilën ka bashkëpunuar më parë.
Sjellja e audiencës
Publiku shqiptar është shumë aktiv në rrjete sociale, por gjithashtu skeptik ndaj reklamave të hapura. Edhe në Shqipëri si kudo tjetër vlerësohen përmbajtjet e natyrshme dhe autentike si de ka një ndjeshmëri të lartë ndaj sinqeritetit, sidomos kur influencuesi përdor realisht produktin që promovon.

Shpesh spotet e realizuara, vecanërisht me pijet energjike, kanë të meta serioze pasi paraqesin personazhin reklamues duke reklamuar kanocen por spoti ndërpritet pikërisht në momentin kur ai con tek buzët ambalazhin dhe bëhet gati për të konsumuar produktin. Momenti final nuk jepet duke e dëmtuar gjithë fushatën e madje duke sjellë efektin e kundërt pasi audienca sheh se edhe vetë personazhi nuk e konsumon produktin që po propozon. 

Elementët e përmendur më lart tregojnë se Shqipëria ndodhet në fazën e dytë të zhvillimit të tregut të influencuesve: shumë aktiv, por pa sistem profesional.
Ndryshe, Kosova dhe Maqedonia janë më përpara në strukturimin e bashkëpunimeve. Kosova duket se ka shënuar përparim si pasojë e ndikimit nga tregu europian ku shumë kompani kanë lidhjet e tyre ndërkohë që Maqedonia e Veriut mbetet e avancuar në rajon sa i përket teknologjisë së rrjeteve sociale. 
Një tjetër vend i afërt, Greqia është treg më i pjekur, ku influencuesit janë menaxhuar nga agjenci të specializuara dhe çdo bashkëpunim matet dhe monitorohet në mënyrë të detajuar.

M&Y Marketing Albania, sugjeron disa parime të thjeshta, jo të shpikura por të dala nga praktika botërore, për më shumë efektshmëri në këtë drejtim: 

Analiza

Përcakto qëllimin e qartë të fushatës (brand aëareness, shitje, perceptim), analizo audiencën: moshë, interesa, sjellje, përcakto profilin e influencuesit ideal sipas produktit.

Zgjedhja e influencuesve

Bashkëpunim me mikro dhe nano-influencuesit (5K–50K ndjekës) me audiencë reale e të angazhuar, kryej audit të profilit (engagement rate, lloji i ndjekësve, përmbajtja e kaluar si dhe zgjidh disa influencues për testim fillestar.

Krijimi i përmbajtjes

Lejo liri krijuese për influencuesin; mos impononi skenar të gatshëm, Përmbajtja duhet të jetë organike dhe e lidhur me jetën reale të personazhit. Inkurajo storytelling personal (pse e përdor, si e ndihmon, çfarë ndryshimi sjell).

Matja dhe analiza

Përdor linqe UTM, kode promocionale unike, dhe tracking analitik. Kryej matjen e rezultateve sipas KPI-ve: reach, CTR, komente pozitive, konvertime, rishiko rezultatet pas çdo muaji dhe optimizoni partneritetet afatgjata.

Kontakto me M&Y Marketing nese po kerkon te zhvillosh biznesin tend permes fushatave efektive dhe profesionale te marketingut online dhe offline:
Celular/Whastapp: +355 68 351 7420

E-mail: my.marketing.albania@gmail.com

Rruga “Pjeter Dungu”, Tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *