Skip to content

“Gruaja s`pranon tjetër kos në shtëpi…”, targetimi i reklamave dhe blerësi real

Targetimi i duhur i fushatave të marketingut është një nga pikat kyce për rritjen e ndërgjegjësimit të markës dhe rritjen e shitjeve. 

Shembull konkret:

Tregu shqiptar ka shumë marka kosi, qumështi e djathi, pra është i mbingarkuar me produkte bulmeti, në një kohë që ka shumë pak cilësi dhe besim. 

Këto ditë, teksa po kthehesha në shtëpi, u ndodha në ashensor me një prej fqinjëve i cili mbante në dorë një kavanoz qelqi me kos. 

I nxitur nga disa studime tregu në pikat e shitjes për këtë kategori, e pyeta se përse kishte blerë pikërisht atë markë.

“Nuk pranon gruaja kos tjetër”- më tha, dhe shtoi: Ka më tepër se një vit….

Kjo është shumë domethënëse për marketingun, së pari, sepse konfirmon faktin se artikulli që shesim në këtë rast kosi, që hyn tek nënproduktet e qumështit, duhet të reklamohet duke targetuar gratë dhe së dyti, sepse cilësia e markës, është marketingu më i mirë.

“I provuam të gjitha me radhë para rreth një viti dhe ky na pëlqeu më shumë. Që atëherë nuk e kemi ndërruar”- tha komshiu teksa po përshëndeteshim.

Ishte me rëndësi kjo pjesë, pasi më bëri të kuptoj se mbërritja e klientit tek produkti nuk kishte ndodhur për shkak të marketingut, por për shkak të atij fenomeni që ndodh vazhdimisht në treg, me të gjitha produktet: konsumatori i pakënaqur me një markë, ndryshon zgjedhje vazhdimisht duke provuar e testuar të gjitha markat derisa fiksohet tek njëra prej tyre pikërisht për shkak të cilësive që gjen. 

Nëse në rastin e nënprodukteve të bulmetit, targetimi i reklamave dyhet të synojë vajzat, gratë dhe gjyshet si amvisat e shtëpisë, por kjo nuk vlen për një dyqan veglash pune, apo për një pikë shitje të aksesorëve për automjetet. Këto kategori, duhet të kenë në fokus burrat, pasi janë ata që priren më shumë te angazhohen me riparimet, punët e shtëpisë që duan ndërhyrje apo të kopshtit, apo edhe me mirëmbajtjen e automjetit. 

Targetimi miks, megjithatë, vlen për të dyja kategoritë, për ato që cilësohen vendime pak më të mëdha, sic janë blerja e automjetit, ku pjesë e vendimarrjes është burri, gruaja, dhe shpesh edhe anëtarë të tjerë të familjes që japin mendimet dhe preferencat e tyre. E njëjta gjë vlen për kompanitë prodhuese të mobiljeve apo ato të lodrave të fëmijëve. Të gjitha këto produkte “konsumohen” me vendimarrjen e përbashkët të bashkëshortëve apo partnerëve, madje edhe më shumë se kaq. Shpesh brenda familjes ka diskutime të gjata në lidhje me kuzhinën, dhomën e gjumit apo atë të fëmijëve që do blejnë, dhe në fakt, kjo rrahje mendimesh kërkon edhe maketingun më të imtësishëm, pasi hyjnë në lojë të gjithë elementët, besueshmëria, cmimi, cilësia, jetëgjatësia e madje edhe shijet. 

Piketat kryesore të targetimit të reklamave

1. Përcakto audiencën

  • Mosha, gjinia, vendndodhja
  • Interesat, sjelljet online
  • Profesioni, të ardhurat, statusi familjar

2. Platformat e reklamave

  • Facebook Ads ofron targetim sipas demografisë, interesave, sjelljes, madje edhe sipas lidhjeve me faqen.
  • Google Ads ofron targetim sipas fjalë kyçe, por edhe vendndodhjes, pajisjes që akseson reklamën, kohës së ditës, etj.
  • Instagram & TikTok ofrojnë targetim vizual dhe emocional, për audienca më të reja.

3. Mesazhet të jenë të personalizuara

  • Përdor gjuhë që i flet direkt audiencës.
  • Shfaq zgjidhje për problemet e tyre specifike.

4. Testo dhe optimizo

  • Zhvillo A/B teste për tituj, imazhe dhe CTA.
  • Analizo performancën sipas segmentit të audiencës.

5. Retargeting

  • Rikujto vizitorët që kanë ndërvepruar me faqen por nuk kanë blerë ose porositur.
  • Rrit shanset për blerje duke i rikthyer me mesazhe të përshtatura.

Trazhgim Sokolaj

Kontakto me ne per nje informacion me te detajuar:

Celular/Whastapp: +355 68 351 7420

E-mail: my.marketing.albania@gmail.com

Rruga “Pjeter Dungu”, Tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *